Bebe Rexha shpallet “Tekstshkruesja e Vitit”

Bebe Rexha është një tjetër shqiptare që po gëzon famë ndërkombëtare.

Bebe Rexha bashkë me Dua Lipën mbrëmë ishte e ftuar në eventin e organizuar nga “Variety”.

Ashtu sikurse Dua, edhe Bebe nuk u largua nga kjo ngjarje pa një trofe në duar, ajo mori çmimin “Tekstshkruesja e vitit”.

“Gjatë jetës ne nganjëherë duam më shumë. Unë dua ta bëj veten të besoj që ky është një “Grammy” tani.. nëse nuk nominohem, ky është “Grammy” im”, tha ajo.

“M’u desh të krahasohesha me shumë njerëz dhe e vetmja gjë me të cilën jam krenare më së shumti është aftësia ime për të shkruar. Është e vetmja gjë që do të kem përgjithmonë “, shtoi Bebe.