Berisha: Dorasi i vrasjes në Veternik do të duhej të mbrohet nga Policia, mbrojti pasurinë e tij

Gjatë mbrëmjes së sotme në lagjen Veternik të Prishtinës ka ndodhur një vrasje, ku sipas raportimeve, dorasi ka qëlluar hajdutin i cili kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tij.

Në lidhje me këtë ka reaguar avokati Besnik Berisha.

Berisha ka thënë se personi i cili ka qëlluar drejt hajdutit është vetëmbrojtur dhe se sipas tij nuk është e ligjshme që të mbahet në burg, kjo për shkakun se ai ka mbrojtur pasurinë e tij.

Sipas Berishës në Kosovë ende nuk ka siguri dhe se ky rast i vetëmbrojtës është dhe duhet të mbetet i ligjshëm.

Ndryshe, policia e Kosovës e ka konfirmuar vrasjen mirëpo ende nuk është deklaruar për motivet e kësaj vrasje.

Postimi i plotë i Berishës:

Nese ne vendin tone do kishte drejtesi, pronari i shtepise qe sonte ka qelluar hajnin ne mbrojtje te pasurise se tij, menjehere do duhej te kthehej ne shtepi, madje te mbrohet nga Policia, deri sa ta thone fjalen e tyre hetuesia.

Per mua ngelet veprim i ligjshem dhe i domosdoshem cdo veprim qe behet per te zbrapsur hajnin/at, sepse sic ka ndodhur dhe me pare, jo rrallehere kane pesuar qytetaret nga ata qe mesyjne pasurine, por nuk kursejne as njeriun.

Hajnia po rritet, siguria edhe me tutje mbetet vetem deshire per ne…

Image