Shkencëtarët zbulojnë çka përjetojnë njerëzit gjatë vdekjes

Shkencëtarët kanë gjetur prova që sugjerojnë se truri i njeriut ende punon për një kohë të shkurtër pas vdekjes – që do të thotë se njerëzit janë të vetëdijshëm për vdekshmërinë e tyre.

Studiuesit e bënë këtë zbulim duke parë rastet e arresteve kardiake në Evropë dhe SHBA.

Ajo që ata mësuan ishin njerëzit që ishin ringjallur, të cilët mund të përshkruanin se çfarë ndodhi, duke përfshirë bisedat mes mjekëve dhe infermierëve, pasi zemra e tyre pushoi së rrahuri.

Pacientët përshkruanin mjekët dhe infermieret duke punuar, kështu duke pasur ndërgjegje të plotë për të gjitha bisedat, gjërat vizuale dhe gjithçka tjetër”, tha Dr. Sam Parnia, udhëheqës i hulumtimit.

“Gjithçka bazohet në momentin kur zemra ndalet. Teknikisht, kështu arrini të jeni të vetëdijshëm se keni vdekur”, vazhdon tutje ai.

Ekipi i studiuesve, nga Universiteti i Mjekësisë i Stony Brook në Nju Jork, shpreson se puna e tyre do të ndihmojë në përmirësimin e trajtimit të arrestimeve kardiake dhe parandalimin e lëndimeve të trurit gjatë reaminimit.