Thaçi: Pala serbe pati diskurs agresiv në takim

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi takimin e sotëm me presidentin serb Aleksandar Vuçiq e ka quajtur jo të lehtë.

Thaçi e ka quajtur arrogant diskursin e Vuçiqit. Ka thënë se “mbetet sfidë jo e lehtë e Kosovës që të ballafaqohet me palën serbe”.

Ai ka thënë se duhet që skena politike e Kosovës të bashkohet e të jenë pjesë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese.

“Është mundësi e vogël për marrëveshje, por duhet të vazhdojmë. Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia dhe delegacioni serb. Diskursi ynë ishte i argumenteve dhe anës së drejtë për arritjen e një marrëveshjeje të balancuar”, tha Thaçi.