Tahiri: Deputetët e Listës Serbe provokojnë gjatë gjithë kohës në Kuvend

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, në një intervistë për lajmi.net ka folur rreth emërimit të ministrit të Brendshëm, Ekrem Mustafa, punësimet në kabinetin e këtij të fundit si dhe çështje të tjera rreth partisë.

Ndër të tjera, Tahiri treguar edhe një situatë interesante pas dështimit të votimit të rezolutës së LDK-së për dialogun.

Deputeti Tahiri, ka treguar se si një deputet i Listës Serbe, emrin e të cilit ai thotë se nuk e di, i ka thënë Islam Pacollit se “Kosova po ndahet”.

Këtë koment, deputeti i Listës Serbe sipas Tahirit e kishte bërë pas dështimit të votimit të rezolutës së LDK-së në Kuvend.

“Në votimin për rezolutën e LDK, Lista Serbe ishte jashtë sallës tek dyert. Dhe në momentin që nuk kaloi, LDK-ja dhe Vetëvendosja u larguan nga salla për ta bojkotuar seancën. Lista Serbe u fut brenda, dhe një deputet i tyre të cilët nuk ia di emrin mirëpo si figurë e njoh, i tha Islam Pacollit se Kosova po ndahet, i tha në gjuhën serbe. Pra këta gjithë kohës provokojnë. Unë mendoj që kjo është e stër-tepruar. Unë nuk e shoh të arsyeshme se pse nuk bahemi bashkë, mos ta bojkotojmë Kosovën”, ka rrëfyer Labinot Tahiri.

Mes tjerash Tahiri tregon rolin e tij në AKR, raportet me anëtarët e tjetër të partisë, kush nuk po ia donë të mirën brenda partisë.