Lajme të mira për Barcën, Messi stërvitet normalisht

Barcelona ndeshjen e radhës e luan nesër, ndaj Inter, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ylli i skuadrës, Lionel Messi është grumbulluar me skuadrën, mirëpo është në dyshim paraqitja e tij.

Edhe pse nuk iu dha drita e gjelbër  nga stafi mjekësor, numri 10 i Barcelonës udhëtoi drejt Milanos.

Këtë mbrëmje ai u stërvit normalisht në Guizeppe Meazza, shkruan “France Football”, transmeton lajmi.net.

Valverde do ta shqyrtojë aktivizimin e lojtarit pas kësaj seance stërvitore. “Nuk do të rrezikojmë” ishin fjalët e trajnerit.

Lionel Messi pësoi lëndim në dorën e djathtë, në ndeshjen ndaj Sevillas, në kuadër të La Liga.