A do të duket kështu Samsung Galaxy S10?

Ende pa ndaluar lajmet për Galaxy Note 9, kanë filluar të dalin lajmet për modelin tjetër që do të del në treg nga Samsung.

Bëhet fjalë për Galaxy S10 që pritet të jetë një model revolucionar, transmeton lajmi.net

Ndërkohë që flitet për smartfonin kanë filluar edhe thashetheme për performancat dhe dukjen e tij.

Një video  në ‘Youtube’ ka “prezantuar” konceptin e Galaxy S10 edhe pse nuk dihet ende asgjë zyrtarisht për të.