Kujdes, sot ka filluar llogaritja dimërore e kohës!

Sot disa nisi me orë të ndryshuar ku akrepat janë kthyer një orë pas. Kjo quhet ndryshe dhe ora dimërore, çka bën që ngrysja të afrohet me një orë.

Ende nuk dihet saktë nëse kjo do jetë hera e fundit e ndërrimit të orës, pasi autoritetet europiane po e kërkojnë diçka të tillë. Vendimi përfundimtar pritet të merret vitin e ardhshëm, para afrimit të fundit të marsit kor akrepat shkojnë një orë para.

Gjithsesi, edhe pse është e dielë e pushim, duhet të kini kujdes në atë pak axhendë ditore që të mos ngatërroheni nëse keni impenjime me referencë ndonjë orë të saktë.