Lëndohet Messi, rrezikon ta humb “El Classicon”

Pas një fillimi fenomenal të takimit për Barcelonën, erdhi lajmi më i hidhur.

Lionel Messi ka pësuar një lëndim i cili ia pamundëson vazhdimin e ndeshjes që Barca po e fiton 2:0 ndaj Sevillas.

Argjentinasi ka pësuar një lëndim në dorë, i cili dukej jo aq serioz në fillim.

Mbetet të shihet nëse ky lëndim do të jetë aq i rëndë sa t’ia pamundësojë paraqitjen në “El Classico”, kundër Real Madridit javën tjetër.