Lushtaku: Iniciatiava ime ka parasysh kushtet financiare të qytetarëve dhe standardet evropiane

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka sqaruar se iniciativa për lejimin e importimit të veturave më të vjetra se dhjetë vjetë nuk është në kundërshtim me Legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe se kjo iniciativë është ndërmarr duke e ditur se një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës nuk kanë mundësi financiare për të blerë vetura të reja.

“Arsyeja pse e kam nis këtë iniciativë ka qenë kërkesa e qytetarëve. Por këtë kërkesë kam konsultuar miq dhe njerëz që e njohin ligjin vendor, por edhe atë ndërkombëtar, sidomos në aspektin e standardeve të “Acqui Communautaire”, pra të standardeve evropiane dhe gjithashtu në të njëjtën kohë kamë bërë një hulumtim në kuadër të Parlamentit se çfarë konsiderohet veturë e vjetër në BE dhe a kanë ndalesa në vjetërsinë e veturave apo kanë vetëm në standarde. Në bazë të këtij hulumtimi del se vetura të vjetra konsideron të gjitha ato vetura që qarkullojmë në rrugë mbi gjashtë muaj apo që kanë të kalauar mbi gjashtë mijë kilomentra. Që i bie se në Kosovë pothuaje të gjitha veturat konsiderohen të vjetra”, ka deklaruar Lushtaku në emisionin “Rubikon”, transmeton “Republika.info”

Deputeti i PDK-së më tej ka thënë se inicitiava përveç nevojës së qytetarëve ka parasysh edhe respektimin e standardeve evropiane.

“Shumica e popullit, e dimë se nuk i kanë mundësitë financiare të blejnë vetura të reja, por njëkohësisht kjo iniciativë nuk ka qenë vetëm sa për t’ua bëjë qejfin qytetarët që nuk i kanë mundësitë ekonomike por në të njëjtën kohë e ka bashkangjitur edhe arsyeshmërinë ligjore të “Acqui Communautaire”, që është shumë e rëndësishme”, ka deklaruar Lushtaku.

Ai poashtu ka thënë se veturat nuk janë ndotësi më i madh i ajrit në Kosovë. Sipas tij, ndotja e ajrit fillon në kohën e dimrit, kur për ngrohje përdoret thëngjilli.

Lushtaku gjithashtu ka thënë se as në vendet evropiane nuk ka ndalesë në vjetërsinë e veturave, por vetëm kërkohet që të respektohet standardi “Euro4” për ruajtjen e ambientit. Ai gjithashtu ka sqaruar se edhe me veturat që janë më të vjetra mund të ruhet ambienti duke ia vendosur një katalizator apo filter.

“Sa i përketë çështjes së ambientit, dihet se si Kuvend e kemi votuar një rezolutë, edhe unë e kam votuar atë rezolutë, por ne ende nuk kemi një analizë të mirëfillt se cilët janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit dhe këtu nuk hyn çështja e vjetërsisë së veturave por, sigurisht se duhet të bëhet një analizë në këtë drejtim. Megjithatë ne e dimë se gjatë verës deri në dimër nuk kemi ndotje të ajrit edhe pse ka qarkullim të madh të veturave edhe në Prishtinë. Ndotja e ajrit fillon atëherë kur fillon i ftohti dhe kur fillon përdorimi i thëngjillit… Janë standarde evropiane, unë nuk kam zbuluar diçka të re, nuk kam kërkuar të ulen standardi, kam kërkuar që të ketë një standard minimal. Standardi minimal në të gjithë Evropën është Euro4… Standardi Euro4 është standard i vitit 2005 dhe edhe në Evropë ka vetura më të vjetra sesa ato të vitit 2005, por e kanë ndërruar katalizatorin në mënyrë qëtë ruhet ambienti”, ka shtuar Lushtaku.

Në fund, Lushtaku ka theksuar nevojën që të ketë kontrolla më të mëdha sa i përketë cilësisë së naftës, pasi nëse nafta nuk është e cilësisë së mirë, atëherë edhe veturat më të reja e ndotin ambientit./ Republika.info/