Gjendet i varur në litar një person në Krushë të Madhe

Një person është gjetur i varur sot rreth orës 11 në Krushë të Madhe të Rahovecit.

Lajmin për “Zëri.info” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.

Podrimaj ka thënë se ky rast ka ndodhur rreth orës 11:17.

“Me datë 15.10.2018 në ora 11:17, policia në Rahovec ka marr informacion për një rast në fshatin me Krushë e Madhe. Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku në perigeri të fshatit kanë gjetur të varur në litar personin R.G, M/kosovar/shqiptar i lindur, 1978. Vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar nga QMF- Krushë e Madhe”, ka njoftuar Podrimaj.