Fustani 4 mijë euro i fejesës së Arminës me mesazhe të fshehura që sapo u zbuluan

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan në fejesë lidhjen e tyre me një ceremoni private të mbajtur në Pallatin e Brigadave, ku ishin të ftuar vetëm 30 të ftuar.
Menjëherë qarkulluan fotot nga fejesa dhe shpejt zbuluam dhe fustanin e Arminës.

Fustani me motive florale të Dolce&Gabbana kushtonte plot 4000 Euro dhe mesa duket paska patur një mesazh më të thellë nga sa menduam.

Sipas revistawho, lulet e fustanit quhen ‘bozhure’ dhe kanë kuptime të fshehura të cilat ndryshojnë në varësi të vendeve. Buzhuri njihet si një nga lulet më jetëgjata, pasi rron deri në 100 vite.

Në disa vende ajo ka kuptimin e bashkimit dhe vazhdimësisë, ndërsa në të tjera njihet si bima e mirëqenies dhe gëzimit. Gjithçka ka përjetuar Armina ditën e djeshme duket se ka qenë e pasqyruar në fustanin e zgjedhur prej saj.

Të NgjajshmeKështu duken çifti Berisha në fejesën e Arminës dhe Shkëlzenit Fejohet djali i Sali Berishës E kritikuan pse s’flet shqip, Armina Mevlani jep komentin epik Armina Mevlani feston ditëlindjen, kështu u surprizua nga i dashuri Armina tregon se kur do martohet me djalin e ish-kryeministrit shqiptar Reja e Sali Berishës me poza përvëluese e lagur në plazh