“El Classico” po afron, Barcelona në telashe të mëdha

Ndeshja që e gjithë audienca sportive e pret, ajo mes Barcelonës e Real Madridit, do të zhvillohet më 28 tetor.
Pak ditë para kësaj ndeshje, skuadra e Barcelonës po përballet me probleme të mëdha.

Faza defanzive e katalunasve është në gjendje “katastrofale”. Lëndime të shumta po e përcjellin skuadrën, sidomos mbrojtësit.

Pas lëndimit të Samuel Umtitit, lajm tjetër i keq vie nga Thomas Vermaelen i cili pësoi një lëndim në kuadër të Ligës së Kombeve, në ndeshjen që Belgjika e zhvilloi ndaj Zvicrës.

Pas këtij lajmi, Valverde ka vetëm dy për t’i vendosur në formacion. Gerrard Pique dhe Clement Lenglet.

Gjendja duket tejet problematike për skuadrën e cila ka katër ndeshje radhazi pa fitore në kuadër të La Ligas.

Mbetet të shihet cilat do të jenë lëvizjet e Valverdes për “El Classico”.