Veseli kërkon të fuqizohet integriteti dhe sovraniteti i vendit

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, edhe gjatë ditës së sotme ka kërkuar unitet politik. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherit edhe lider i Partisë Demokratike të Kosovës edhe një herë ka kërkuar unitet politik në dobi të fuqizimit të integritetit dhe sovranitetit. “Është faza e një modernizimi të shtetit dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes një vizioni dhe objektivave që i ka PDK-ja, dhe e transformon shoqërinë tonë.

 

Nuk do ta fyejmë askënd dhe do të punojmë me dinjitet për vetë faktin se me shumë sakrificë kemi arrit deri këtu”, është shprehur Veseli, në hapjen e fushatës për zgjedhje të brendshme partiake në Prizren. Veseli rikonfirmon angazhimin për miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, raporton EO.