Dua Lipa dhe Bebe Rexha bëhen bashkë në këtë vend

Këngëtaret me prejardhje shqiptare, që gëzojnë famë ndërkombëtare tashmë janë pjesë e çdo eventi që organizohet nga industria e muzikës.

Ato performojnë në vende të ndryshme bashkë dhe kanë fansa nga e gjithë bota, shkruan lajmi.net.

Është Bebe Rexha ajo e cila përmes rrjeteve sociale ka njoftuar fansat se do të këndojë në “Jingle Ball” në “iHeart Radio”.

Madje, ajo konfirmoi se në të njëjtin vend me të do të këndojnë edhe Dua Lipa, Camila Cabello, e të tjerë.

“Dua të shoh të gjithë fansat e mi të dalin dhe të këndojnë me mua në Jingle Ball 2018 !!! Miqtë e mi @ shawnmendes @dualipa @bazzi @camila_cabello do të jenë atje gjithashtu !! Le të fillojë sezona e pushimeve 🎄 Biletat dalin në shitje 15 tetor !!!”, ka shkruar ajo.