Vuçiq thotë se populli serb nuk po e pranon korrigjimin e kufijve

Gjatë një vizite që kishte sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kralevë, tha se ajo që ishte menduar si zgjidhje për Kosovën ka hasur në kundërshtim të opinionit në Serbi.

Ai ka shtuar se gjithmonë është i gatshëm të gjejë zgjidhje kompromisi dhe t’ia ofrojë atë popullit, por që idea për korrigjimin e kufijve nuk po shihet si zgjidhje nga ta, transmeton lajmi.net.

Duke treguar pse s’e kishte paraqitur propozimin vetë për këtë çështje, Vuçiq, siç citon televizioni shtetëror serb RTS, ka thënë se për idenë e tij nuk ka gjetur vullnet te populli në Serbi.

“Kam konstatuar se populli praktikisht po thotë se e tërë Kosova duhet të mbetet kështu, se duhet t’i kemi kufijtë në Jarinë e Bërnjak. Nëse populli thotë kështu, çfarë të bëj, nuk mundem unë kundër vullnetit të popullit dhe duhet respektuar dëshirën qytetarëve”, ka thënë ai.