Tri tema të reja të Serbisë në dialogun me Kosovën

Kërkesa të reja rreth temave që do të hapen në dialogun me Kosovën kanë shkuar nga Serbia në Bashkimin Evropian.

Me këto kërkesa për tema, Serbia e synon përforcimin e pozitës së Kishës Ortodokse serbe në Kosovë.

Sipas asaj që ka shkruar sot gazeta e Beogradit “novosti”, në mesin e kërkesave janë garancitë që Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë ta ketë të drejtën e disponimit me pronën e vet, kërkon periudhë të pakufizuar kohore për mbrojtjen ligjore të 44 objekteve që, thotë kjo gazetë, bëjnë zonat speciale të trashëgimisë kulturore e fetare serbe si dhe njohje të pozitës të Kishës Ortodokse serbe

Në tekst theksohet se në zonat speciale të trashëgimisë kulturore serbe bëjnë pjesë manastiret e Deçanit, të Graçanicës, Patrikana e Pejës, e Banjskës…, por edhe tempujt e kishat tjera në Gjilan, Shtërpcë, Skenderaj, Klinë, Rahovec. Pastaj Ura e mesjetare në Vushtrri, Gazimestani, kështjella e Zveçanit, qyteti mesjetar i Novobërdës, fshati Hoçë e Madhe.