Vizita e Thaçit në veri: Çka folën Vuçiq dhe Putin për ndërhyrje ushtarake në Kosovë?!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se takimi me presidentin rus, Vladimir Putin është ngjarja më e rëndësishme e viteve të fundit.

Presidenti serb në Moskë pati bisedime me homologun e tij rus ku tha se ka marr mbështetje të rëndësishme nga Federata Ruse. Ai vuri në dukje se serbët gjithmonë i janë gëzuar mbështetjes nga rusët, shkruan RTS , transmeton lajmi.net.

Vuçiq theksoi se ai kishte ardhur në Moskë për të kërkuar mbështetje konkrete politike për Serbinë.

“Unë besoj se do të marrim nga Putini llojin e mbështetjes që Rusia ka dhënë gjithmonë në të kaluarën. Sot, rrethanat dhe mundësitë janë të ndryshme. Ka më shumë tensione dhe është e rëndësishme që i diskutuam të gjitha këto – ngjarje të caktuara që kanë ndodhur dhe ato që mund të ndodhin në të ardhmen. Kurdo që biseduam [me Putinin], ne gjithmonë folëm në mënyrë të veçantë”, tha ai.

Vuçiq ka kërkuar ndihmë për situatën në Kosovë e sidomos pas kërkesës së tij nga forcat e armatosura të Serbisë të jenë në gatishmëri të plotë luftarake për ndërhyrje në Kosovë.

Nuk është diskutuar për qëndrimin e Putinit për këtë çështje.  Ky veprim i Beogradit erdhi pas vizitës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në veri të Kosovës, ku edhe acaroi udhëheqësin serbe.