Juventusi nënshtron Napolin dhe shkëputet në krye të Serie A

Juventusi e ka fituar derbin a javës së shtatë në Serie A duke e mundur 3:1 Napolin në ‘Allianz Arena’.
Skuadra e Massimiliano Allegrit ka arritur të shënoi fitore me përmbysje ndaj rivalëve të Napolit, për fitoren e shtatë në po kaq ndeshje në elitën e futbollit italian.

Napoli e nisi mirë sfidën kur në minutën e 10’ përmes Mertens kaloi në avantazh 0-1.

Juventusi arriti fillimisht të barazonte në 1:1 me Mandzukic, që mori një asistim nga Ronaldo.

Liderët e Serie A nuk u ndalën me kaq, duke arritur që në pjesën e dytë të shënojnë edhe dy herë.

Ishte sërish Mandzukic që në minutën e 49’ u regjistrua në listën e golashënuesve për 2:1.

Në minutën e 76’, ‘Bianconerët’ shënuan edhe golin e tretë, tani me anë të Bonuccit, për 3:1.

Me këtë fitore, Juventusi numëron 21 pikë dhe renditet në vendin e parë, ndërsa Napoli me 15 pikë mbetet në vendin e dytë.