Njerëzit e Bekim Jasharit rrahin asambleistët në Kuvendin e Skenderajt

Në bazë të informacioneve nga vendi i ngjarjes, në përleshjen që ndodhi sot në Kuvendin Komunal të Skenderajt, ata që i kane sulmuar asambleistët janë truproja i kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, Murat Mecini, asambleistët e përjashtuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Azem Gashi e Musa Fazliu.

Në përleshjen në fjalë janë përfshirë shumë zyrtarë komunalë.

Po ashtu, burimet e KosovaLajm.net kanë treguar se në konflikt është i përfshirë edhe drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ramiz Shala e ish-komandanti i UÇK-së, Nuredin Lushtaku.

Përleshja fizike mes shumë asamblistëve e drejtorëve komunalë ka ndodhur sot, dhe përmes pamjeve shihet qartë në videon e mëposhtme nga minuta 37 e tutje.

Posted by Dyzetenjëmijë – 41000 on Friday, September 28, 2018

“Dy nga ata që ishin në rrahje gjenden në polici, duke pritur të japin deklaratë. Akoma nuk është hapur rast”, ka thënë zëdhënsja e policisë rajonale të Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Më së shumti lëndime ka pësuar asamblisti i Inicitiatëvs 40000, Malsor Bejta.

Rojet e kryetarit të komunës, Bekim Jashari, bashkë me drejtorin për Kulturë dhe Rini, Ramiz Shala, janë rrahur me disa asambleistë të Vetëvendosjes dhe të Iniciativës 40000.