“Vazhdo të luftosh”: Momenti kur fëmijët përshëndeten me nënën e sëmurë, pak orë para se ajo të vdiste (Foto/Video)

Një nënë e katër fëmijëve ka shikuar një mesazh videoje nga fëmijët e saj duke i thënë asaj se sa shumë e duan, pak orë para se ajo vdiq pas një beteje shtatëvjeçare të kancerit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Hayley Kalinins, nga Borrowash në Derbyshire, u diagnostikua me kancerin e gjirit të pashërueshëm në fazën 4 para se të përhapet në mushkëri, mëlçi dhe trurin e saj.

Në një video prekëse, tre nga fëmijët e saj i drejtohen asaj duke tentuar ta motivojnë: “Vazhdo të luftosh. Ne të gjithë të duam”.

Dhe, siç bëhet e ditur, kjo ishte hera e fundit që 37-vjeçarja i pa ata, para se të vdiste javën e kaluar.

Burri i Hayley, trajneri i stërvitjes Andy Kalinins, bëri një dedikim emocional për gruan e tij, pasi u zotua të qëndronte i fortë për fëmijët e moshës 17, 12, 10 dhe shtatë vjeç. /Telegrafi/