Zyrtare, futbollisti i Liverpool-it transferohet në Serie A

Sport17.08.2018 21:25

 Cagliari ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të Liverpoolit, Ragnar Klavan.

32 vjeçari nga Estonia, është larguar nga Liverpooli, për t’u transferuar në Serie A.

Skuadra e Cagliarit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Liverpoolin për të transferuar në Itali mbrojtësin Ragner Klavan.


Klavan ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Cagliarin.

Ai gjatë karrierës ka veshur edhe fanellën e AZ në Holandë dhe Augsburgut në Gjermani

Republika Plus