Zbulohet klubi i ri i Zidane

Sport15.08.2018 11:42

Zinedine Zidane spekulohet me kalim në Manchester United.

Marrin konfirmim në Francë nëpërmjet rreshtave të gazetësprestigjoze L’Equipe, zërat që qarkulluan në mediat angleze dy javë më parë.

 

Sipas L’Equipe, Zinedine Zidane trajneri që fitoi 3 herëChampionsin në 3 sezone me Realin e Madridit, mund t’u japë fund në kohë rekordpushimeve.

 

Pas lamtumirës së paparashikuar nga Los Blancos, Zidaneështë gati për një eksperiencë të re te një tjetër klub shumë i madh në arenëneuropiane.

 

Ish kampioni i botës me Francën në 1998-ën mund të marrëdrejtimin e Manchester United për të zëvendësuar portugezin Jose Mourinho.

 

Raportet e Special One me drejtuesit e Djajve të Kuq janëacaruar ndjeshëm pas merkatos jo shumë të kushtueshme që zhvilloi klubi këtëverë dhe për këtë arsye Mourinho mund të shkarkohet nga detyra në ditët eardhshme edhe pse United e nisi sezonin e ri me këmbën e mbarë pasi mposhti 2-1Leicester-in në ndeshjen hapëse të Premier Leagues, transmeton “SS”.

 

Sipas gazetës franceze, kalimi i Zidane te Manchester Unitedpo merr gjithnjë e  më shumë formë ngadita në ditë. 

Republika Plus