UEFA publikon kandidatët për “më të mirët” e çdo roli

Sport09.08.2018 21:27

Reali i Madridit dominon në listën e prezantuar nga UEFA,për kandidatët në garë për vlerësime individuale për edicionin e kaluar nëChampions League.

 

Mes 22 futbollistëve, që do të diskutojnë çmimet për çdorol, bien në sy dukshëm përfaqësues të skuadrës “galaktike”, e cila u shpallkampione e Europës, duke u rikonfirmuar në të njëjtin fron.

 

Fituesit do të shpallen ditën kur do të hidhet shorti ifazës së grupeve të Champions League, mesditën e 30 gushtit, në Mynih.

 

Juria, e cila ka dekretuar finalistët për secilin rol,përbëhej nga 32 trajnerët e ekipeve pjesëmarrëse në grupe sezonin e kaluar.Këtyre iu shtuan 55 gazetarë nga të gjitha federatat e UEFA-s, përfshi dheShqipërinë.

 

Në të njëjtën mënyrë, UEFA bëri publike edhe 3  finalistët për lojtarin më të mirë të EuropaLeague, që u votuan nga trajnerët e fazës së grupeve dhe gazetarët.

 

Bie në sy se, në listën e më të mirëve, dy janë nga  Atletico Madrid, Godin dhe Griezmann, e tjetriDimitri Payet i Marsejës, edhe kjo skuadër  finaliste. 

Republika Plus