Tërhiqet në moshën 40 vjeçare nga futbolli, luajti 11 ndeshje, fitoi 12 trofe

Sport06.08.2018 14:41

 Është tërhequr në moshën 40 vjeçare nga futbolli portieri i tretë i Benficës, Paulo Lopez.

Deri këtu nuk ka asgjë të veçantë, por po ti shtojmë statistikat që ai mbart, atëherë kemi shifra jo të zakonshme.

Paulo Lopez ka kaluar 13 sezone te Benficës. Gjatë këtyre 13 sezoneve ai ka luajtur vetëm 11 ndeshje.

Mirëpo në këtë dekadën e fundit ai ka fituar plot 12 trofe. Jo keq për dikë që i ka parë ndeshjet i relaksuar.

Lopez gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Gin Vicente, Barreirense, Salguerios, Trofense dhe Feirense.

Republika Plus