Statistika: Kepa – Courtois, ka humbur apo ka fituar Chelsea?

Sport15.08.2018 16:06

Menjëherë pas largimit të Courtois nëdrejtim të Real Madridit, Chelsea reagoi me blerjën e njërit prej portierëve mëpremtues, Arrizabalaga.

 

Arrizabalaga u bë transferi me i shtrenjtë në histori tëportierëve duke kaluar në Chelsea për 71 milionë funte, duke thyer kështurekordin e Alisson Becker në Liverpool që zgjati vetem 20 ditë.

Me gjithë potencialine pa diskutueshem të Kepa, ka ende dyshime se a do të zëvendësohet denjësishtCourtois, duke pasur parasysh përformancat që pati portjeri belg, i cili fitoiedhe dorezën e artë në Kupën e Botës në Rusi gjatë këtij viti, transmetonlajmi.net

 

Statistikat kokë më kokë:

Courtois: Thibaut Courtois është 26 vjeçar. Sezoni i kaluar definitivishtdo të mbetet gjithmonë në memorien e portierit belg. Ai fitoi medaljen ebronztë me Belgjikën dhe fitoi dorezën e artë. Courtois nuk ishte keq edhe meskuadrën e Chelseat, edhe pse skuadra kishte kogja problem gjatë sezonit, dukembetur edhe jashtë top 4 që dërgon në garat e Ligës së Kampionëve.

Gjatë sezonit tëkaluar, Courtois pati gjithsej 35 paraqitje në Premier League, duke mbajtur 15herë portën e paprekur dhe duke pësuar 34 gola. Vlen gjithashtu të cekët seCourtois nuk bëri asnjë gabim që dërgoi direkt në pranim të golit.

 

Kepa: KepaArrizabalaga është 23 vjeçar. Perkundër belgut, Kepa nuk pati mundësi tëtregojë aftësitë e tij në Kupën e Botës, Rusia 2018, por, ky ishte grumbullimii tij i parë me reprezentacionin spanjoll, me të cilin ka vetëm një paraqitjenë skuadrën seniore. Sa I përket kampionatit spanjoll, i riu Kepa mahniti tëgjithë me performancat e tij. Edhe pse Athletic Bilbao nuk pati rezultate tëmira këtë sezon, pritjet e Kepas ishin për tu admiruar. Ai priti 2 prej 3penalltive të goditura drejt portës së tij në La Liga. Gjithashtu ai pati nëtotal 64 pritje që erdhen nga goditjet brenda zonës së penalltisë. Përparësi eKepas, me ardhjen e Sarrit në Chelsea, pritet të jetë edhe loja e tij e mirë mekëmbë, mirëpo, ky aspekt duhet përmirësuar ende pasiqë Kepa sezonin e kaluarbëri 2 gabime të cilat i kushtuan direkt me gol skuadrës së tij.

Mbetet që gjatësezonit të ardhshëm të shihet se cili do të jetë më i mirë se tjetri në klubettek të cilat janë transferuar portjerët.

  

Republika Plus