Sqaron De Biasi, për të ftuarit në "Euro 2016"

Sport21.05.2016 14:01

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi në konferencën për media, gjatë shpalljes së listës së lojtarëve të ftuar për Euro 2016, ka thënë se nuk ka qenë i ndikuar nga askush gjatë zgjedhjes së 27 lojtarëve të ftuar.


Në mesin e të ftuarve është edhe ylli i Vitesses, Milot Rashica, i cili ka shkëlqyer në kampionatin holandez.


Kurse, jashtë ekipit për ‘Franca’ 2016, De Biasi e ka lënë Alban Mehën, edhe pse ka pasur një sezon shumë të mirë me Konyasporin në Turqi, përcjell Express.


“Listën e kam përpiluar vetë, duke i besuar bindjes time, pa ndikimin e askujt”, ka deklaruar strategu italian.


“Futbollistëve, ju kam nisur një letër ku i shpjegoj qartë se ata janë përzgjedhur për të krijuar një skuadër. Dhe ne do të funksionojmë si të tillë. Ashtu siç kemi vepruar deri më tani”, shtoi De Biasi.


Në këtë listë janë 27 futbollistë, derisa strategu italian katër nga ta duhet t’i lërë në shtëpi para fillimit të Euro, pasi me vete në Francë ka drejt ti marrë vetëm 23.  

Lajmet më të lexuara

Republika Plus