Rruga që e kthen Ajetin në Serie A

Sport21.05.2016 14:06

I kanë mjaftuar pak muaj te Frozinone Arlind Ajetit për të treguar sa vlen, edhe pse luajti në një skuadrës modeste, që ra nga Seria A, ashtu si pritej.


Me 16 ndeshje e një gol dhe me disa paraqitje mjaft pozitive, Ajeti ka pak gjasa të qëndrojë në Frosinone dhe që tani kanë nisur interesimet për të nga klube të Serisë A.


Frozinone ka pasur një opsion rinovimi në rast mbijetese, por me shumë mundësi Ajeti do të qëndrojë në A, ku që tani e kërkon Torino.


Klubi verior po mendon për një shkëmbim me mbrojtësin ukrainas Vasil Prijma, i cili u federua tetorin e shkuar te Torino dhe në shkurt u huazua te Frozinone, por aty nuk pati ecurinë e Ajetit, duke luajtur vetëm 5 ndeshje.


Gjithsesi, ukrainasi është pëlqyer nga Frozinone, që shpreson ta mbajë, ndaj Torino i kërkon Ajetin, por nuk do të jetë e lehtë. Së pari, Ajeti vlen më shumë se Prijma dhe së dyti, Frozinone shpreson të rinovojë dhe më pas ta huazojë Ajetin, me shpresën se vlera e tij do të rritet ndjeshëm në treg në të ardhmen. 

Republika Plus