Ronaldo këshillon Moratan për të ardhmen

Sport27.05.2016 11:13

‘Los Blancos’ mund ta rikthejnë Moratan në ‘Santiago Bernabeu’ për 30 milionë euro. Këtë e dëshiron edhe legjenda braziliane, Ronaldo, i cili ka këshilluar sulmuesin spanjoll që t’i bashkohet sa më parë 10 herë kampionëve të Evropës.


“Një lojtar kur e zgjedh një klub nuk mendon se a do të bëhet i madh. Në Madrid ka një presion të jashtëzakonshme. Por, kur shkoni atje nuk duhet të mendoni këtë, por vetëm të bëni më të mirën tuaj në fushë”, ka thënë Ronaldo, shkruan ‘Calciomercato.com’.



“Nëse do të isha në vend të Moratas do të largohesha pa mëdyshje nga Juventusi. Çdo lojtarë dëshiron të shkojë në klubin më të madh në botë, Real Madridi është ai klub”, shtoi fenomeni brazilian.  

Lajmet më të lexuara

Republika Plus