Pasi u harrua birra, Mavraj flet për të ardhmen

Sport26.05.2016 15:38

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, i cili ka qenë 11 herë si titullar gjatë sezonit të verës me FC Koln, ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit gjerman edhe sezonet e ardhshme.


Mavraj vuajti nga një dëmtim i rëndë, derisa ishte afër që t’i shkëputej edhe kontrata. Megjithatë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u rikthye furishëm duke bindur trajnerin e tij e që tani po mendojnë t’ia rinovojnë kontratën.


“Pas dëmtimit tim të rëndë jam bërë shumë mirë dhe fitova menjëherë besimin e trajnerëve”, tha Mavraj.


“Unë jam me trup dhe shpirt në Koln. Ndjehem shumë mirë këtu. Nuk mendoj se diku tjetër është më bukur se këtu. Kam gjetur veten me trajnerin, futbollistët dhe kolegët,” tha Mavraj që kontrata mund t’i rinovohet në 2017 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus