‘Largimi i Guardiolës, humbje për Bundesligën’

Sport20.05.2016 21:49

‘Largimi i Guardiolës do të jetë një humbje e madhe për futbollin gjerman’, kështu ka thënë trajneri i Dortmundit para finales së Kupës së Gjermanisë.

 

Ndeshja e fundit e ish trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiolas në krye të bavarezëve, do të jetë finalja e Kupës së Gjermanisë pikërisht ndaj Dortmundit, trajneri i së cilës mendon se largimi i 45 vjeçarit do jetë humbje për Bundesligën.


Trajneri i klubit nga ‘Sigal Iduna Park, Thomas Tuchel, mendon se Pep Guardiola do t’i mungojë shumë Gjermanisë kur ai ta lë Bayern Munichun për Manchester Cityn pas ndeshjes të së shtunës.


“Është gjithmonë speciale kur luani kundër më të mirëve dhe Guardiola është më i miri. Largimi i tij do të jetë një humbje e madhe për futbollin gjerman”, ka thënë Tuchel para finales të Kupës së Gjermanisë.


“Natyrisht mund të them se do të jetë mirë që nuk do të përballemi më me Bayernin e Guardiolës, por gjithashtu duhet ta pranojmë se largimi i tij nuk është aspak i mirë për Bundesligën”, shtoi trajneri gjerman.  

Lajmet më të lexuara

Republika Plus