Kush shpenzoi më shumë e kush më pak? Ja transferimet në Premierligë

Sport09.08.2018 21:11

Premier League ka mbyllur merkaton sot në orën 18:00, meklubet angleze që kanë shpenzuar rreth 1.3 miliardë euro, ose rreth 0.3miliardë euro më pak se vitin e kaluar, shenjë që klubet e mëdha nuk kanë preferuar të bëjnë “çmenduri”.

 

Një merkato që mund tëcilësohet pa diskutim me një profil të ulët, pasi munguan transferimet ebujshme dhe asnjë lojtar që mund të “ndizte” fantazinë e fansave, nuk ia shtuaPremier Leagues këtë verë.

Ajo që do të mbahet mend nga kjo merkato, është fakti që përherë të parë u shpenzuan kaq shumë para, për të përforcuar portën, kjo e ndikuar edhe nga ajo çfarë i ndodhi Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve, të cilën e humbi vetëm prej gabimeve të gjermanit Karius.

Pikërisht “the reds” vendosën rekord me transferimin e Alisson Becker, duke paguar plot 73 milionë euro për  kartonin e tij, por vetëm pak ditë më vonë, Chelsea pagoi 80 milionë euro për të marrë të riun Kepa nga Athletic Bilbao dhe për të thyer rekordin e paguar ndonjëherë për ndonjë portier, me spanjollin që bëhet automatikisht më i shtrenjtë.

Jose Mourinho munde të ndihet i mërzitur, pasi drejtuesit eklubit nuk i sollën asnjë nga lojtarët e preferuar, por mund të ngushëllohet me faktin se kolegu i tij, Maurizio Pochettino nuk do të shikojë asnjë fytyrë të re në përbërje të skuadrës së tij, pasi Tottenhami vendosi të bënte spektatorin në këtë merkato.

  

Republika Plus