Kosova jashtë Ligës së Kampionëve

Sport30.05.2016 11:23

Kosova nuk pritet të ketë skuadër në Ligën e Kampionëve në basketboll, por do t’i ketë dy skuadra në FIBA Europe Cup.


Liga e Kampionëve në basketboll do të luhet për herë të parë në edicionin 201617 dhe do të jetë niveli i parë i garave evropiane të organizuara nga FIBA Evropa.


Ndërkohë FIBA Europe Cup do të mbetet niveli i dytë i garave të FIBA-s. Në FIBA Europe Cup pritet që Kosova t’i ketë dy skuadra, shkruan Koha Ditore.


Në edicionin tashmë të përfunduar, 201516, Kosova debutoi në gara evropiane në basketboll. Sigal Prishtina nuk ia doli të kalonte grupin në FIBA Europe Cup, që ishte niveli i tretë, pas Euroligës dhe Euro Cup që nuk organizohen nga FIBA.


Ka gjasë që në FIBA Europe Cup, pos Prishtinës të garojë edhe Peja.


Të shtunën në Dublin të Irlandës është zhvilluar Asambleja e Përgjithshme e FIBA Evropës. Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, i është drejtuar Asamblesë me kërkesë që edhe kampionia e Kosovës, si dhe 21 shteteve me rangim më të ulët në ranglistën e FIBA-së të lejohen të garojnë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, për njërën prej tetë vendeve që sigurohen përmes kualifikimeve. 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus