Këto janë fjalët e Xhakës pas përjashtimit të Behramit nga Kombëtarja e Zvicrës

Sport06.08.2018 22:17

Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka ka reaguar pasi Behrami u përjashtu nga Kombëtarja e Zvicrës.

Veç Behramit nga Zvicra janë larguar edhe Lishteiner, Djouru dhe Fernandes.


E Xhaka në facebook ka falënderuar që të tre për raportet e mira që kanë pasur, përcjellë lajmi.net.


“Djema, krejt çka mund të ju them është faleminderit. Ishit ikonat e ekipit të Zvicrës. Kemi shumë kujtime, dhe jemi shokë përjetë”, ka shkruar Xhaka.


Ndryshe Behrami ka akuzuar trajnerin e Zvicrës se e ka përjashtuar nga kombëtarja për arsye politike. /Lajmi.net/ 

Republika Plus