Juventusit i largohet një futbollist

Sport17.08.2018 16:06

Claudio Marchisio e ka shkëputur kontratën që e lidhte meJuventusin, shkruan Zeri.info.

 

Një lajm i pabesueshëm i cili është bërë i ditur të premten,ndërsa është publikuar edhe nga vetë klubi italian.

 

“Faleminderit për gjithçka, Claudio! Mbyllet sot historia eClaudio Marchisios me Juventusin, pasi është shkëputur kontrata me marrëveshjetë dyanshme”, njofton gjiganti italian.

 

Marchisio nuk po gjente hapësira të mjaftueshme në ekipin eMassimiliano Allegrit në dy sezonet e fundit dhe kjo e ka shtyrë atë që tëmendojë të largohet për ta gjetur një ekip ku mund të luajë në vazhdimësi.

 

Flitet se ish-përfaqësuesi italian mund ta vazhdojëkontratën në Francë ku e duan Nice e Monaco, por atë e pëlqejnë edhe në kontinentettjera si në SHBA, Japoni, Arabi Saudite, Australi e Kinë.   

Republika Plus