Ibrahimovic: Kam bërë zgjedhjen time

Sport26.05.2016 15:36

Zlatan Ibrahimoviq ka thënë se ka vendosur për të ardhmen e tij, por ka refuzuar të komentojë rreth transferimit të tij të mundshëm te Manchester Unitedi.


Suedezi është lojtar i lirë dhe në javët e fundit është lidhur me një transferim në Old Trafford ndërsa emërimi i mundshëm i Jose Mourinhos si menaxher i Unitedit ka shtuar edhe më shumë gjasat që shtatlarti të transferohet te klubi anglez.


“E ardhmja është shkruar”, ka thënë Ibrahimoviq në një konferencë për medie. “Kam bërë zgjedhjen time”.


“Për mua nuk është e rëndësishme që marrëveshja të kryhet para Euros. Më pëlqen të lexoj çfarë shkruajnë mediet. Është argëtuese. Ka pasur interesim nga çdo shtet. Angli, Itali dhe disa të tjera. Ka pasur oferta konkrete dhe disa alternativa”. 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus