Ferdinandi mirëpret Mourinhon në Manchester United

Sport26.05.2016 21:07

Ish trajneri i Chelseat dhe Real Madridit ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin nga ‘Old Trafford’, derisa legjenda e ‘Djajve të Kuq’, Rio Ferdinand, ka lavdëruar portugezin.

 

Rio Ferdinand i ka uruar mirëseardhje Jose Mourinho të \"klubi më i mirë në botë\" pas raportimeve se portugezi tashmë ka nënshkruar kontratë me ‘Djajtë e Kuq’.


Ferdinand këtë e bëri përmes rrjetit social Facebook.


“Urime për Josen që u emërua trajner i klubit më të madh në botë. Kjo është punë më emocionuese për Jose Mourinhon. Kam shumë gjëra për të thënë, por Mourinho fillimisht duhet të ndërtojë mentalitet fitues në skuadër. Mou duhet t’ua rikthejë besimin lojtarëve për ta ngritur klubin aty ku i ka hije”, ka shkruar ndër të tjera Ferdinand në Facebook. 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus