E pabesueshme, Liverpooli denoncon Salahun në polici

Sport14.08.2018 12:49

Klubi i futbollit Liverpool e ka denoncuar në polici lojtarin e vet më të mirë, Mohamed Salahun për përdorim të telefonit mobilgjatë kohës që po voziste makinën.

 

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon egjiptianinduke folur me telefon mobil deri sa po drejtonte makinën, i mbërthyer në njëtollovi komunikacioni, ndërsa duket i rrethuar nga numër i madh ithtarësh, ndërta edhe shumë fëmijë.

 

“Klubi pas bisedës me lojtarin ia ka dërguar policisë videoxhirimin dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja”, ka njoftuar klubi.

Policia ka konfirmuar se ka pranuar xhirimin në të cilinshihet futbollisti duke folur me telefon mobil deri sa drejton makinën dhe se këtë fakt ia ka përcjellë departamentit përkatës, transmeton Koha.net.

“Falemnderit që na keni informuar”, thuhet në njoftimin e policisë Merseyside. 

Republika Plus