Chelsea i frikësohet largimit të Hazardit

Sport10.08.2018 11:55

 

Chelsea është në siklet për shkak të mundësisë së Eden Hazardit për t’iu bashkuar Real Madridit, shkruan The Sun, pasi që afati kalimtar në La Liga mbyllet më 31 gusht.
Reali pas transferimit të Thibaut Courtois nga klubi londinez, është i interesuar për të nënshkruar edhe me sulmuesin belg.

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm. Do të doja shumë që të luaj me të përsëri dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë Courtois.

“Nëse ai përfundon në Real Madrid ndonjë ditë, do të ishte fantastike”.

Republika Plus