Shumë hite jashtë garës për "Top Awards"

Showbiz26.05.2016 15:40

Evenimenti më i madh i ndarjes së çmimeve në muzikën shqiptare ka gati kandidaturat për këngët dhe këngëtarët më të suksesshëm shqiptarë brenda një viti.


Top Awards që organizohet nga Top Channel sonte pritet të zbulojë të nominuarit për të gjitha kategoritë.


Ledion Liço, prezantuesi i këtij eventi ka zbuluar këngët që konkurojnë për kategorinë “Song of the year”.


Nominimet për këtë kategori janë:


ERA ISTREFI – BONBON

MAJK FT. GHETTO GEASY – SJENA MO

ELVANA GJATA FT. BRUNO – LOVE ME

ERA ISTREFI FT. LEDRI VULA – SHUME PIS

NOIZY – NUMBER ONE

MOZZIK FT. KIDA – PREMTIMET

2TON – ANI NASHT

2PO2 FT. FLORI – GONE GIRL

MC KRESHA FT. GJURMET – ERA

ALBAN SKENDERAJ – UNE DHE TI


Jashtë kësaj kategorie kanë mbetur edhe shumë këngë të tjera që gjatë një viti ishin ndër më të ndëgjuarat dhe klikuarat në kanalin “Youtube”.


Përmendim këtu dy bashkëpunimet mes Adrian Gaxhës dhe Lindon Berishës, këngët “Kalle” dhe “Asnihere”, “Dashni” nga Majk  apo “Shake it” mes Genta Ismajlit dhe grupit Etnon.


Kujtojmë që këta të fundit ditë më parë kanë reaguar ndaj këtyre nominimeve duke i quajtur jo korrekte dhe kundër vullntetit të publikut.


Ndarja e çmimeve në “Top Aëards”do të bëhet me 24 qershor. 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus