Ndarja e çmimeve në "Billboard", kjo është lista e fituesve

Showbiz23.05.2016 14:44

Këngëtari kanadez The Weeknd dhe ylli britanik, Adele kanë dominuar në ndarjen e çmimeve për muzikë në vitin 2016 “Billboard Music Awards”.


BBC raporton se tetë çmime shkuan për The Weeknd, përfshirë këtu çmimin ‘Top Hot 100 Artist”, të cilin ia dedikoi legjendës së popit Prince, si dhe çmimin për artistin më të mirë R&B.


Kurse ylli i hitit “Hello” rrëmbeu pesë çmime, përfshirë çmimin kryesor të kësaj mbrëmje ‘Top Artist’. Ajo në këtë mbrëmje befasoi publikun duke e dhënë premier këngën “Send My Love (To Your New Lover)”.


Kurse pa çmime nuk mbeten as Justin Bieber e Rihanna, të cilët rrëmbyen çmimet për artistin më të mirë mashkull, respektivisht çmimi për publikun që shkoi për këngëtaren nga Barbadosi. 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus