Mirsa Kërqeli paralajmëron befasinë e radhës

Showbiz06.08.2018 22:26

Javë më parë solli 'Coverin 1' në bashkëpunim me Butrint Rashitin.

Këngëtarja nga Gjilani, Mirsa Kërqeli pas një kohe të gjatë është rikthyer me ‘coverin’ e ri në duet me Butrint Rashitin.

E pas kësaj, ajo ka paralajmëruar edhe befasinë e radhës të cilën shumë shpejt do e shohim me cover të ri. “Miq, dashamire dhe adhurues te muzikes sime, ky eshte coveri im i radhes qe do e publikoj ne kuader te disa coverave qe i kam punuar kete vere. ” O Jaran ” eshte balada te cilen e kam zgjedhur kete here ta publikoj me shprese qe do ju pelqej. Faleminderit per perkrahjen e pa ndalshme te gjitheve, ndegjim te kendshem. Me respekt Mirsa.”, shkruan ajo.


Ky rikthim i saj u prit mirë nga publiku dhe fansat e Mirsës pasi ka kohë të gjatë që është larguar nga muzika. 

Republika Plus