“Mirë se vjen në Kosovë” projekti më i ri nga Bim Bimma

Showbiz05.08.2018 22:04

Me rep merret tash e sa vite.

Bim Bimma ka njoftuar fansat se shumë shpejt publikon këngën e tij më të re, shkruan lajmi.net.


Projekti mban titullin “Mirë se vjen në Kosovë”, ndërsa Bimma e sjell në duet me Taste 2.


Reperi nuk ka preferuar t’i bëjë të ditura të gjitha detajet e këngës, por bazuar në njoftimin e tij kuptohet se kënga vjen e shoqëruar edhe me videoklip.


Se çfarë tematike ka kënga dhe çfarë ka menduar Bim Bimma të sjell përmes saj kësaj radhe, mbetet të shihet ditëve në vijim. 

Republika Plus