Dua Lipa përmend Era Istrefin, Rita Orën e Majlinda Kelmendin: Kosova ka shumë talentë!

Showbiz08.08.2018 21:42


Ajo do të perfomojë nëPrishtinë të premtën (10 gusht), në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, i cilimbahet për tri ditë radhazi, shkruan lajmi.net.

Pas arritjes, këngëtarja i është drejtuar medieve në njëkonferencë për medie, ku tregoi emocionet e të qenit e pranishme në vendlindje,dy vite pas koncertit të fundit që mbajti këtu.

 

“Faleminderit shumë, po më vjen shumë mirë që jam këtu sonte,dhe po e bëjmë një festival për të cilin kemi folur shumë gjatë për ta bërë.”,ka thënë ajo.

Dua ka thënë se pret që vitet e ardhshme në këtë festival t’isheh edhe Rita Orën, Bebe Rexhën dhe Era Istrefin.

 

E pyetur se cili është mesazhi që dëshiron ta dërgojë përmeskëtij koncerti që e mban në “Sunny Hill” ajo shtoi “Kur më pyesin se nga jamdhe u përgjigjem nga Prishtina, Kosova, më pyesin se si është me qenë ngaai vend dhe pyetja tjetër ku gjendet. Këto reagime nuk është se imirëpres, dua të dëgjoj duke thënë e njoh sepse Rita Ora vjen nga Kosova,Majlinda Kelmendi vjen nga Kosova. Kemi qejf që me këtë festival me pa që kashumë talenta nga Kosova dhe shumë arsye me vizitu Kosovën.”

 

Në konferencë ishte i pranishëm edhe ambasadori i Britanisë nëKosovë, Ruairi O’Connell, babai i Duas, Dukagjin Lipa dhe kryetari iPrishtinës, Shpend Ahmeti.

Kujtojmë qëpërveç Dua Lipës në “Sunny Hill” do të perfomojë edhe Action Bronson dhe DJ ifamshëm, Martin Garrix.  /Lajmi.net/

  

Republika Plus