Action Bronson thotë se ishte i emocionuar pas golit të Shaqirit kundër Serbisë

Showbiz07.08.2018 22:20

 Reperi shqiptar me famë botërore, Action Bronson tashmë ka arritur në Prishtinë.


Ai para performancës në festivalin “Sunny Hill” ka mbajtur një konferencë për media, shkruan lajmi net.

Gjatë kësaj konference Bronson më shumë ka folur në gjuhën angleze i cili tregoi se është hera e parë që vjen në Kosovë. Ai po ashtu tha se e do shumë ushqimin tradicional sidomos, sarmet.

Nga ana tjetër, Action tha se ishte i emocionuar për golin e Xherdan Shaqirit kundër Serbisë në Kampionatin Botëror “Russia 2018”.

Republika Plus