Zhduket këngëtarja e famshme, Sinead O’Connor, policia vihet në kërkim të saj

RepublikaPlus17.05.2016 11:28

Policia e lokalitetit Wilmette të Çikagos, ka informuar se është në kërkim të këngëtares irlandeze, Sinead O’Connor, e zhdukur para dy ditëve kur kishte dalë në shëtitje me biçikletë, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.

 

“Një person i brengosur ka treguar që ajo nuk është parë që dy ditë dhe deri më tani nuk ka më informata për të”, thotë policia lokale në një komunikatë, shkruan “The Chicago Tribune”.

 

Shefi i policisë i Wilmettes, Brian King, ka shpjeguar se hera e fundit që ajo është parë ishte e diela e kaluar rreth orës 06:00 teksa po qarkullonte me një biçikletë elektrike. Ajo kishte të veshur një xhaketë të zezë, pantallona të lëkurës me ngjyrë të zezë dhe një bluzë ku shkruante “Ireland”. /Republika.info/

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus