Zbulohet tempulli 1200 vjeçar në Indi (Foto)

RepublikaPlus31.05.2016 16:14

Në Indi në sajë të gërmimeve të shumta arkeologjike është bërë i mundur zbulimi i një tempulli të vjetër Hindu 1200">1200 vjeçar. Tempulli ndodhet njëzetenëntë kilometra larg nga qyteti Aurangabad në Maharashtra.


Tempulli madhështor Lord Shiva është pjesë e një grupi prej tridhjetë e katër tempujve dhe manastireve të njohura gjerësisht si Shpella Ellora,.


Tempulli Kailasa është një shembull i shquar i arkitekturës Dravidiana në shekullin e 8-të dhe është gdhendur nga një shkëmb i vetëm. Ai është ndërtuar nga Krishna I, Mbreti i Dinastisë Rashtrakuta.


Dinastia Rashtrakuta sundoi mbi pjesë të mëdha të nënkontinentit indian në mes shekujve të gjashtë dhe të dhjetë. Ky tempull është vlerësuar të jetë ndërtuar në mes të 757 dhe 783 dhe është ndërtuar me qëllim që t’i ngjajë malit Kailash.


Arkeologët kanë ardhur në përfundim se tre lloje daltash janë përdorur për të ndërtuar këtë tempull, siç është vërejtur nga ana e tyre nga shenjat e daltave në këto mure guri.


Ky tempull besohet të jetë ndërtuar vertikalisht nga lart poshtë për shkak të vështirësive të parapara në gdhendje nga pjesa e përparme e tutje. për ndërtiminh e tij mendohet se janë gërryer rreth 400,000 ton shkëmbinj për një periudhe prej 20 vjetësh për të ndërtuar këtë strukturë monoliti.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus