Zbulohet një antitrup që do të ndihmonte në zhvillimin e një vaksine kundër virusit HIV

RepublikaPlus15.05.2016 20:18

Shkencëtarët e Instituteve Nacionale të Shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar një dobësi në strukturën e virusit HIV që do të shërbente për prodhimin e një vaksine kundër kësaj sëmundjeve, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.

 

Bëhet fjalë për një pjesë të virusit që shkakton SIDËN, i quajtur “mikroorganizmat e bashkuar”, që është një zinxhir prej tetë aminoacideve që janë në gjendje t’ia mundësojnë virusit që t’i infektojë qelizat, thonë hulumtuesit në një studim të publikuar në revistën “Science”.

 

Për herë të parë u ekzaminua gjaku i një personi me HIV për të parë këtë proces të infektimit të qelizave. Rezultatet treguan se gjaku i pacientit mund ta ndalë këtë infektim, për çka shkencëtarët izoluan një antitrup të fortë të quajtur “VRC 34.01”, i cili është i lidhur me mikroorganizmat e bashkuar dhe me një molekulë të sheqerit. Ata vërtetuan se ky antitrup eviton infektimin e qelizës përmes bashkimit të një molekule në sipërfaqen qelizore kyçe. Ky zbulim, thonë ekspertët, do të ndihmojë në krijimin e një vaksine kundër virusit HIV me karakteristika të njëjta të këtij antitrupi. /Republika.info/



 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus