Zbulohet makina sekrete e mesazheve të koduara të luftës (Foto)

RepublikaPlus31.05.2016 12:38

Për shkëmbimin e mesazheve midis Hitlerit dhe gjeneralëve të tij, përdorej një makinë historike, e cila duket se tashmë është harruar në një hangar në Essex të Britanisë.


Vullnetarë nga Muzeu kombëtar i Informatikes në “Bletchley Park” përdorën “eBay”-n për të rënë në gjurmët e makinës “Lorenz”, e cila ishte nxjerrë për 9.5 paundë si aparat telegrami.


Muzeu tani po përgatitet të kërkojë motorin e saj, një pjesë kyçe e pajisjes që mungon. Teleshkruesi mund të jetë përdorur për të dërguar mesazhe të thjeshta në gjermanisht gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Sipas ekspertëve, “Lorenz”-i ishte edhe më i madh e i famshëm sesa “Enigma”. Për “Enigmën” kanë dëgjuar të gjithë - thonë ata, - por “Lorenz”-i ishte ai që përdorej për komunikimet strategjike.


“Enigma” njihet në historinë e kriptografisë si makinë shifrore e përdorur për kodimin dhe çkodimin e mesazheve sekrete. Ajo hyri në treg në 1920-n, u përvetësua dhe u përdor në ushtri dhe shërbimet e fshehta shtetërore nga shumë kombe, por më tepër nga Gjermania naziste para dhe gjatë luftës.

 

 

 


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus