Zbulimi i jashtëzakonshëm i NASA-s, rreth 1300 planete te rinj jashte sistemit diellor

RepublikaPlus12.05.2016 09:14

Është dyfishuar numri i planetëve që janë zbuluar jashtë sistemit diellor, pasi NASA ka konfirmuar ekzistencën e rreth 1.300 planetëve të rinj, të cilët i ka zbuluar nëpërmjet anijes kozmike “Kepler”.


Nëntë prej tyre mendohet se janë planetë shkëmborë, të cilët mund të kenë të zhvilluar edhe atë që bota e njeh me termin ekzistenca e alienëve.


“Kepler”, i cili është një observator në hapësirë i nisur nga NASA, ka qëllim zbulimin e planetëve që janë të ngjashëm me Tokën, mision ky që ka nisur prej vitit 2009.


Ky inestigim madje ka zbuluar 12 planetë të cilët nuk kanë temperatura në ekstreme, duke bërë të mundur kështu hedhjen e një hije dyshimi për ekzistencën e jetës në një tjetër dimension.


Nëntë planetë shkëmborë janë edhe më intriguesit për shkencëtarët, ku më premtuesi është Kepler 1638b, i cili është rreth 60 për qind më i madh se Toka dhe pak më afër yllit të tij, me një orbitë prej 259 ditësh.


Misioni “Kepler” përfundon vitin e ardhshëm dhe në vijim do të zëvendësohet me teleskopë të tjerë të Agjencisë Hapësinore Amerikane të NASA-s.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus